Plot 9 humbje në po kaq ndeshje. I tillë ka qenë verdikti i Beneventos, skuadrës debutuese në Seria A, në radhët e së cilës aktivizohen dy lojtarë të kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj dhe Berat Djimshiti.
Të dy ishin në fushë dhe luajtën 90 minuta ndaj Fiorentinës, në përballjen e sotme të Seria A, që Benevento e humbi 3-0 brenda në shtëpi.
Milan, nga ana tjetër, nuk po gjen vetveten në Seria A. Barazim pa gola me Genoa i lë kuqezinjtë në vend të 11-të. Mbrojtësi Bonucci, i blerë më shumë bujë, u largua me karton të kuq pas 25 minutave lojë pas një ndërhyrje të ashpër./
Seria A/ Java e 9-të
21 tetor
Sampdoria 5-0 Crotone
Napoli 0-0 Inter
22 tetor
Chievo 3-2 Verona
Milan 0-0 Genoa
Atalanta 1-0 Bologna
Benevento 0- 3 Fiorentina
SPAL 0 -1 Sassuolo
Torino 0 - 1 Roma
18:00 Udinese - Juventus
20:45 Lazio - Cagliari
/a.m/