Lotaria amerikane, si të aplikoni kur jeni të martuar

Lotaria amerikane, si të aplikoni kur jeni të martuar
Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 ka filluar nga e para.

Ambasada e ShBA-së në Tiranë porosit se si duhet aplikuar, ndërsa është në dispozicion të aplikantëve për të sqaruar për çdo paqartësi që ata mund të kenë.

Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen për t’u marrë në konsideratë.

“Ju lutem mbani mend, periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017. Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t'ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ju NUK do të shkualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor - 22 Nëntor 2017. Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017. Lexoni udhëzimet përpara se të aplikoni: https://go.usa.gov/xnruQ. Ende të paqartë? Mos u shqetësoni, tani unë do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja! #PyetAnën”, shkruhet në faqen zyrtare të “Facebook”, të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: