Lexoni sot, 20 tetor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 20 tetor 2017, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
TË GJITHË AKUZOJNË TË GJITHË DHE TË GJITHË DALIN PIS

Kur pakkush e priste, dosja e përgjimeve të huaja pritet të shkaktojë valë të madhe arrestesh, por edhe dhe zhvillime të reja politike. Opinionisti i “Albanian Free Press”, Plator Nesturi, analizon situatën e vrullshme të orëve të fundit ku epiqendra është Saimir Tahiri. Pse për zhytjen shqiptare në trafiqe droge, kanë meritë të gjithë, majtas e djathtas në pushtet. Dhe si nga partitë, po tentohet një marrëveshje mbi baza politike

 

Pasqyrat nuk ka kush t’i thyejë më

Nga SONILA MEÇO

Pak ditë më parë, me vetësiguri tipike sikur të qe kryeministri i një vendi shumëmilionësh, pjesë e G20-ës, përcaktues strategjish gjeopolitike me ndikim në tre kontinente, zoti Rama akuzonte Brukselin për marrëdhënie të padrejta me Shqipërinë. Europa akuzohet prej tij si e paaftë, për të hapur negociatat me Shqipërinë, se po i jep përparësi procesit të integrimit të Serbisë dhe Malit të Zi, duke injoruar vendin tonë.

 

OPINION

PRONARI I KRIMIT

Nga FRROK ÇUPI

Në fakt, duhet thënë pronari i antikrimit. Të gjithë që ndodhen jashtë mureve të pallatit, po presin të marrin pronësinë e fitores kundër krimit. Brenda në pallat, dergjet Ministri i Brendshëm i mandatit të parë të qeverisë PS+LSI, Saimir Tahiri, tashmë i prezumuar si trafikant narkotikësh dhe bashkëpunëtor në një bandë kriminale, që vepron mes Europës dhe Shqipërisë. Është hera e parë që, një ministër i Brendshëm i sapolarguar nga posti dhe i emëruar në pozita të tjera të larta të shtetit, shpallet trafikant narkotikësh dhe bashkëpunëtor në banda kriminale.

ANTENA JASHTË FAMILJES

Saimir Tahiri qetëson deputetët: Paratë do t’i gëzoni! Vrapo o popull, të bësh lotarinë amerikane!

"Antena Jashtë Familjes" sjell sot, ngjarjen që më ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë. Pa u zgjatur, po sjell atë që dëgjova me veshët e mi, nga bashkëbisedimi i disa deputetëve, në korridorin e ndërtesës, teksa pritej që në Kuvend të diskutohej heqja e mandatit të shokut Saimir Tahiri:

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: