Kosova zhvillon zgjedhjet lokale, Albin Kurti pas votimit: Sot dita qenka e bukur

Kosova zhvillon zgjedhjet lokale, Albin Kurti pas votimit: Sot dita qenka e bukur
Pas fushatës parazgjedhore 30 ditëshe, shtetasit kosovarë, sot do të votojnë për drejtuesit lokalë.

Sot të drejtë vote kanë 1 milion e 890 mijë e 952 persona për të kryer obligimin e tyre të zgjedhjeve lokale.

Të gjithë kanë të drejtën të votojë në 38 komuna proces që ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në ora 19:00 të mbrëmjes.

Votimi do të zhvillohet në 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 505 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidatë që pretendojnë të parin e qytetit të tyre dhe 6887 kandidatë për kuvendet komunale.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Pasi ka nisur votimi, drejtuesi dhe Deputeti i një prej forcave kryesore në Kosovë, i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti, ka ushtruar detyrën e tij si qytetar i Kosovës, duke hedhur votën e tij, në një qendër votimi në Fakultetin Juridik të Prishtinës.

“Moti është i ngrohtë  dhe është një ditë e bukur. Qytetarëve u ka ardhë vera kah dera. I ftoj të gjithë që të ushtrojnë këtë të drejtë, gra e burra, pleq e të rinj, që të përdorin këtë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre politik” - ka thënë Kurti

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: