Kanabis në tunel, 7 të arrestuar dhe 10 të tjerë nën hetim (Video)

Kanabis në tunel, 7 të arrestuar dhe 10 të tjerë nën hetim (Video)

Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa dhjetë të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Policia e Tiranës tha se aksioni antidrogë ka zbuluar 220 bimë kanabis sativa të mbjella dhe 146 kg bimë kanabisi e futur në thasë.

Lënda narkotike u gjet në thellësinë e një tuneli në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës dhe Valiasit, e futur në thasë.

Aksioni është organizuar në bashkëpunim me efektivët e Durrësit. /a.a/

Foto dhe video: Policia e Shtetit