Iris Elezi zëvendëson Elvira Diamantin tek Arkivi Shtetëror i Filmit

Iris Elezi zëvendëson Elvira Diamantin tek Arkivi Shtetëror i Filmit
Iris Elezi do të jetë Drejtoresha e re e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, duke zëvendësuar kështu aktoren Elvira Diamanti e cila u largua pak ditë më parë nga ky post.

“Pas përfundimit të procedurave të konkurrimit të hapur dhe publik për pozicionin Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës , referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkurruese Iris Elezi përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Konkursi për drejtuesin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit u hap në datën 3 tetor dhe pas një jave u shpall dhe fituesi dhe emërua ai në vendin e mbetur vakant.

Iris Elezi është e njohur për lidhjen e saj me kinemanë. Ajo është regjisorja e filmit “Bota”, ndërsa Elvira Diamanti qëndroi tetë vjet në këtë detyrë.  /l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: