Idrizi thirrje prokurorisë së Janinës: Armand Duka ka kaluar kufirin me pasaportë false

Idrizi thirrje prokurorisë së Janinës: Armand Duka ka kaluar kufirin me pasaportë false
Administratori i Klubit të Futbollit Flamurtari, Sinan Idrizi, para ndeshjes ndaj Kamzës, ka lëshuar akuza ndaj presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Numri një i klubit vlonjat është shprehur se ekipi i tij është dëmtuar deri tani nga arbitrimi absurd.

“Pjesa kryesore e dështimit të Flamurtarit, më përket mua. Gjithsesi një pjesë e fajit i takon dikujt tjetër. Do të fryj një erë e lehtë të atyre që drejtojnë futbollin shqiptarë. Nuk mund jetë Shqipëria i atyre që ngritën biznesin me kontrabandën e çorapeve të grave,” – theksoi Idrizi. “Nuk mund të jetë Shqipëria e këtyre që komandojnë me çifligun e babait. Nuk mund të jetë Shqipëria e atyre që kanë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. I kam bërë thirrje Prokurorisë së Janinës të shikojë se ka një individ shqiptar që duhet Armando Duka, ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme, me pasaportë të falsifikuar,” – tha si duke lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të FSHF-së.

Flamurtari e mbylli në barazim pa gola pjesën e parë të ndeshjes me Kamzën në Vlorë, por fitoi 1-0 në pjesën e dytë pas golit që realizoi Ditmar Bicaj, në 77'.

Me këtë fitore Flamurtari i ngjit në vend të tretë.

“Unë bëj një investim privat, dhe nuk vjen asnjë nga FSHF që të na përgëzoje qoftë për punën që  bëj. Nuk fyhet një qytet në këtë farë feje. Nuk mund të prishet gara kështu, sa i përket arbitrimit,” – shtoi më tej Idrizi.

“Besoj se kjo skuadër e këtij sezoni ka diçka më tepër në fushën e lojës. Jam i kënaqur nga lojtarët dhe shpresoj që të dalim në tre pozicionin e para”, u shpreh Sinan Idrizi para ndeshjes Flamurtari-Kamza.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: