I thotë Ramës "bëj kujdes", Vasili: Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë

I thotë Ramës "bëj kujdes", Vasili: Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëjë kujdes me kërcënimet, joshjet dhe telefonatat pasi të gjithë po e vigjilojnë.

Për kryetarin e grupit të LSI prova e fortë e Ramës nëse do drejtësi është të mërkurën nëse do të votojë pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit.

Në këto 4 vite Rama e mbodhi Shqipërinë me drogë dhe i dha hapësirë krimit. Rama zgjodhi që të përgatiste edhe krimin elektoral të 25 qershorit”.

Kjo nuk është policia që duam, Shqipëria është kthyer në një narko-shtet. Ekzistojnë prova të forta, e mërkura është prova. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij,” – theksoi Vasili, sipas të cilit kryeministri ka vetëm një rrugë:

Të vendoset në anën e ligjit apo anti-ligjit, të vendoset në anën e parlamentit që të ndihmojë drejtësinë apo do të mbulojë këto të vërteta. Është për atë reformë që u çorr dhe u lodh që tentoi ta kapë.”

Nga votimi i djeshëm ishte i qartë vullneti për të qenë me krimin, i them Ramën bëj kujdes, edhe me komunikimet telefonike edhe me lëvizjet edhe kërcënimet dhe joshjet, pasi të gjithë janë të vëmendshëm dhe vigjilojnë mbi ty, pasi policia që ndërtove ti.”

Kryeministri të vinte vetë të kërkonte t’i hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë. Prokuroria të hetojë kur Rama bëri thirrje që policia të kthehej në parti politike” theksoi Vasili.

Lidhur me çështjen “Tahiri” do të vendosë Kuvendi, që pritet të mblidhet të mërkurën. Këshilli i Mandatave vendosi të çojë në Kuvend dy raporte, njëri i opozitës që mbështet kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri dhe një raport i PS-së që kërkon hetim të plotë ndaj deputetit të kësaj force politike, pa asnjë kufizim nga imuniteti, por jo arrestimin e tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: