Horoskopi, e premte 20 tetor 2017

Horoskopi, e premte 20 tetor 2017
Dashi

Mos e neglizhoni partnerin tuaj sot dhe jini të kujdesshëm ndaj keqkuptimeve. Një surprizë e keqe mund të jetë duke ndodhur për shkak të mangësive tuaja. Beqarët do të kalojnë një mbrëmje të mrekullueshme me miqtë në kujtim të aventurave të kaluara së bashku.

Demi

Mos u mërzitni me partnerin tuaj për çështje të kota. Ndonjëherë kokëfortësia juaj është acaruese, por ju nuk duket se e kuptoni atë. Herë pas here le të vendosë dikush për ju në çift. Zemrat e vetmuara do të kenë disa surpriza të mëdha dhe për ta do të vijnë ndryshime të reja.

Binjakët

Në mëngjes ju do të përfshiheni nga një nervozizëm i thellë për shkak të keqkuptimeve të vogla familjare. Për fat të mirë,  vetëm kuptimi që do të keni prej partnerit tuaj do t'ju lejojë të vlerësoni atë që keni dhe ta gëzoni atë plotësisht. Për beqarët janë të mundshme takime të rëndësishme.

Gaforrja

Rinovoni marrëdhënien tuaj me një darkë romantike ose ndoshta thjesht edhe me një vëmendje më të madhe ndaj  partnerit juaj. Besoni në dëshirat tuaja, sigurohuni që i dashuri juaj është i duhuri. Zemrat e vetmuara do të jenë të zëna duke bërë magji me hijeshinë dhe energjinë e tyre.

Luani

Sot ju do të jeni shumë komunikues dhe gjysma tjetër do ta vërë re atë. Ju do t’i dominoni impulset tuaja dhe do të jeni më të dashur duke shkaktuar gëzimin e atyre që janë përreth jush. Për zemrat e vetmuara do të jetë një ditë e mbushur me takime të reja dhe dikush do të tërheqë vëmendjen tuaj, madje edhe zemrën tuaj.

Virgjëresha

Besimi i gjetur në dashurin ka krijuar një ndjenjë të thellë të qetësisë në ju. Duke ditur se mund t'i besoni njëqind për qind partnerit, kjo për ju është shumë e rëndësishme. Zemrat e vetmuara do ta jetojnë historinë e tyre me emocion të madh.

Peshorja

Nëse ende po mendoni për mënyrën e duhur për ta vazhduar historinë tuaj, mos prisni kaq shumë për të marrë vendime. Dikush mund t'ju harrojë. Zemrat e vetmuara mund të rilidhin një marrëdhënie që dukej se ishte e kaluar dhe e kapërcyer me një person.

Akrepi

Sot ju do të keni shumë iniciativë, prandaj zbatoni të gjitha strategjitë tuaja për të sjellë paqe në çift. Pasioni është i lartë sot yjet dhe kjo do ta bëjë më të lehtë jetën për ju. Zemrat e vetmuara do të jenë të tërhequra nga dikush që deri tani nuk e ka marrë në konsideratë atë.

Shigjetari

Mos e neglizhoni dashurinë për gjëra të parëndësishme. Në fakt, përpiquni të zbusni disa keqkuptime që ju kanë mbajtur larg, është koha e duhur për ta bërë këtë. Zemrat e vetmuara do të kalojnë një mbrëmje të bukur së bashku me miqtë e të gjitha kohërave.

Bricjapi

Ndjenjat që ndieni për të dashurin janë të pandryshuara, por nuk do ta duroni dot ndonjë qëndrim këmbëngulës të tij. Flisni hapur para se të jetë tepër vonë. Zemrat e vetmuara sot do të jenë në kërkim të shpirtit binjak, pa frikë, herët a vonë ju do të gjeni atë.

Ujori

Dita e sotme nuk do të jetë më e mira dhe disa shqetësime do t’ju vënë në mendje. Bashkojini me partnerin shqetësimet tuaja, ndoshta ai mund t'ju ndihmojë t'i zgjidhni ato. Zemrat e vetmuara do të bëjnë gjithçka për ta mposhtur mërzinë.

Peshqit

Jini optimistë, situata sentimentale vazhdon pa probleme dhe për momentin ka pak armëpushim. Gjithmonë shfaqen probleme gjithsesi. Beqarët sot do të jenë në gjendje për t’u sqaruar me një person dhe për të gjetur ekuilibrin që ata mendonin se nuk mund ta gjenin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: