Goerge Weah dhe i biri, njëri kryeson garën për president tjetri tre gola me SHBA

Goerge Weah dhe i biri, njëri kryeson garën për president tjetri tre gola me SHBA
Kur je biri i një ish- fituesi të Topit të Artë, ka të ngjarë që të jesh në duar të sigurta sidomos kur del përballë portës.

Kjo duket se i ndodh sulmuesit legjendar të Milan, George Weah, që talentin e tij ia ka kaluar djalit,  Timothy.

I lindur në New York, 17-vjeçari, i cili ka firmosur për Paris St-Germain, realizoi një tripletë për përfaqësuesen e SHBA në botërorin U-17. Falë golave të tij SHBA fitoi  5-0 ndaj Paraguait.

Goli i tij i dytë ishte i ngjashëm me atë që i ati shënoi për Milan në vitin 1996 ndaj Veronës, një gol kryevepër.

Weah tani 51-vjeç garoi për t’u zgjedhur presidenti i vendit të tij, madje deri tani udhëheq rezultatin në Liberi. Sa për të birin, “në këtë moshë ai ka potencial të madh. Ai nuk është babai, por Tim dhe kemi shumë pritshmëri,” – thotë trajneri i SHBA, John Hackworth.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: