Ekzekutohet emigranti shqiptar në Torino, vrasësit e ndjekin 150 metra në rrugë

Ekzekutohet emigranti shqiptar në Torino, vrasësit e ndjekin 150 metra në rrugë
Një 39-vjeçar shqiptar, emigrant në Itali, është vrarë me armë zjarri gjatë mbrëmjes duke u gdhirë dita e djeshme në Torino të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është plagosur fillimisht me një plumb në bark përpara një lokali.

Vrasësit e kanë ndjekur rreth 150 metra, ndërsa tentonte të shpëtonte, duke e qëlluar edhe dy herë të tjera.

Shqiptari ndërroi jetë në spital, ndërsa nuk është zbardhur ende motivi i krimit. /a.a/

Vendi ku u rrëzua emigranti i vrarë në Torino /Foto: Mediat italiane

Shpërndajeni me miqtë tuaj: