Disiplina/Vajzat fierake u përleshën në dhomat e zhveshjes Kamëz, pezullohen gjatë dy prej tyre

Disiplina/Vajzat fierake u përleshën në dhomat e zhveshjes Kamëz, pezullohen gjatë dy prej tyre
Dhuna që karakterizon futbollin shqiptar nuk mund të mos infektonte edhe futbollin e femrave, që nuk ka shumë vite që ka nisur aktivitet zyrtare.

Ina Gjoni është pezulluar me 15 muaj pasi akuzohet nga Komisioni i Disiplinës në FSHF se ka ushtruar dhunë në ndeshjen e kaluar të kampionatit të femrave, që u zhvillua në Kamëz.

Klarina Goro është dënuar me 20 ndeshje pezullim për të njëjtat akuza.

Gjithashtu edhe klubi fierak i femrave dënohet të shlyejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes, çka tregon se ka pasur dhunë e incidente mes femrave pas ndeshjes.

Gjithashtu, edhe futbollisti i Apolonisë, Redon Mihana është dënuar me 5 ndeshje, sikurse ka pasur masa edhe për klubin e Besës.

Masat e disiplinës

“Besa”, për sjellje të gabuar të përsëritur të tifozerise së saj duke hedhur sende te forta brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

Zyrtari i “Besa”, Bledar Sinella, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/2.a) dhe Nenit 20 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke ju ndaluar qëndrimin në te gjithë territorin përreth fushës së lojës.

Lojtari i “Apolonia”, Redon Mihana, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim.

“Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes të gabuar nga ana e tifozerisë së saj do të jetë subjekti Komisionit të Disiplines, në bazë të Nenit 13 të KDS.

“Mamurrasi”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Gramshi” planifikuar të luhej me datë 05.10.2017,në bazë të Nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

Lojtari KF “Dinamo” U-19, Jurgen Brahja, për shkelje të parimeve të fair play , në bazë të Nenit 56/1 .a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Juban Danja, Gjyste Rripaj, për sjellje jo sportive, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e “Apolonia” femra, Klarina Goro, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, në bazë të Nenit 49/1.a) dhe Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 20 (njëzetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e KF “Apollonia”femra, Ina Gjoni, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, në bazë të Nenit 49/1.a) dhe Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Detyrohet KF “Apolonia” femra të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në dhomat e zhveshjes së Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Mos pranimin e kërkesës së KF “Skrapari”, si të pa bazuar në Rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në lidhje me ankesën e KF “Memaliaj, u vendos shtyrja e shqyrtimit të çështjes mbledhjen e ardhshme për shkak të mbledhjes e dokumentacionit të nevojshëm.

Përsa i përket kërkesës së KF “Memaliaj”, të datës 6 Tetor 2017, Komisioni vendos refuzimin e shqyrtimit të saj si të shqyrtuar nga Komisionet e mëparshme.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: