Çiljeta e shihte si Nicki Manaj shqiptare, Fifi: Ca thu ti mo lale, do bëhem tironce...

Çiljeta e shihte si Nicki Manaj shqiptare, Fifi: Ca thu ti mo lale, do bëhem tironce...
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi erdhi me një rrëfim për karrierën e saj artistike në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj.

“Tek ‘Big Booty’ kam dalë stil ndryshe, nuk ka dalë me ju tregu njerëzve që di të këndoj. Deri tek kënga me Çiljetën ai ka qenë qëllimi im, të më dëgjojnë njerëzit të këndoj se mendoja që kur të më dëgjojnë njerëzit mua duke kënduar do rrënqethen. Hamamin tem. Ndodhi kënga ‘Big Booty’, Çiljeta më ka lut: Aman hyr në rep, të lutem hyj në rep. Ti ke me u bo Nicki Minaj shqiptare. Hahaha qeshja unë. Ku kam shanse me u bo si Nicki Minaj i thoja. Po ti je, më thoshte. Edhe më bindi më në fund me u fut tek kënga me bo rep. Ke ra në prush, ke ra në prush…Edhe e bona senin edhe dul nice. U prit shumë mirë. Pas asaj doli që më mori edhe Bledi në menaxhim. Para ‘Big Booty’ unë hyra në Cavaliero me punu. Në një farë mënyrë u çelën disa rrugë.”

Në 2008 Raçi do të kishte kontaktin e parë me publikun shqiptar, në pjesëmarrjen e saj në “Albania Got Talent”. Fifi më tej u pyet nga Dembacaj nëse ka bërë sherr me Çiljetën pas bashkëpunimit, siç ndodh shpesh me këngëtarët:

“Jo, pse duhet më bo sherr. Njerëzit mendojnë se shkaktoj probleme, përlahem me njerëz, në fakt njerëzit përlahen me mu. Ata kanë probleme me mua.”

Po si i pëlqen ta prezantojnë si repere apo këngëtare?

“Kam nja dy vjet që jam ty bo rep dhe kur po e shoh këngëtare poshtë po më vjen me qesh me rob shpie. Edhe një çikë do bëhemi tironce. Ça thu ti mo lale? Ça ke bo mo lale? Faktikisht unë këngëtare jam por meqenëse njerëzit po më njohin si repere duhet me thënë repere,” – u shpreh Filloreta Raçi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: