Aulona Musta, shumë “hot”

Aulona Musta, shumë “hot”
E ka marrë me shumë seriozitet modën, prezantuesja Aulona Musta. Në kohët e fundit, atë e shikon aq shumë të ekspozojë veshje dhe stile, aq sa të duket se ke të bësh me një modele ose fotomodele. Aulona ka shumë pasion edhe të mbajë fizikun në formë dhe njihet dashuria e saj për palestrën. Ndaj, në fotot e fundit, nuk lë rast pa ekspozuar ndonjë pjesë të fizikut të saj të tonifikuar. E veshur me të zeza, me xhaketën-fustan, geta ngjyrë nude rrjetë, sandalet si një kërcimtare kabareje dhe syzet e zeza mbajtur me sensualitet, Aulona duket shumë “hot”, por njëkohësisht edhe një lady me sharm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: