Aksidenti, humb jetën emigranti shqiptar në Itali

Aksidenti, humb jetën emigranti shqiptar në Itali
Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mediat vendase shkruajnë se automjeti i 32-vjeçarit Sokol Balliu, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në Pisa.

Ndihma e parë ka qenë e pamundur, pasi 32-vjeçari ka vdekur në vend nga plagët e shkaktuara nga përplasja e fortë. /a.a/

Foto: Mediat italiane

Shpërndajeni me miqtë tuaj: