Video / Berisha denoncon trajtimin e pacientëve në spitalin e Elbasanit

Video / Berisha denoncon trajtimin  e pacientëve në spitalin e Elbasanit
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar trajtimin e pacientëve në spitalin e Elbasanit.

Në një postim në rrjetin social Berisha publikon një video ku një pacient qëndron i shtrirë në korridorin e urgjencës së spitalit.

Askush nuk i vjen të sëmurit në ndihmë nga personeli i spitalit.

Ai qëndron atje i mbuluar me një batanije por janë të panjohura rrethanat në të cilat ai gjendet atje dhe arsyet pse nuk është sistemuar në dhomat e spitalit ku edhe trajtohen pacientët.

Postimin e kësaj video ish-kryeministri e nis me shënimin: “Një mirëdita në vend të mirëmëngjesi për Noriegen nga spitali i Elbasanit, ndiqeni videon!” /l.k./