VIDEO/ Aksidenti në Qafë-Thanë ku u përplasën 3 makina, arrestohet rumuni si autor

VIDEO/ Aksidenti në Qafë-Thanë ku u përplasën 3 makina, arrestohet rumuni si autor
Është bërë i mundur arrestimi i personit përgjegjës për aksidentin e ndodhur në rrugën Qafë Thanë- Pogradec, në të cilin 3 makina u përplasën rëndë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga Craciun Elisi, 41-vjeçarin nga Bukureshti, Rumani.

41-vjeçari ka qenë në drejtimin e mjetit tip “Land Rover ”, me targë B211 LXE duke përplasur 3 automjete të tjera ku mbetën të plagosur 3 persona.

Mjetet e aksidentuara dhe shoferët janë

Volkswagen, me drejtues shtetasin A.Ll, 47 vjeç, banues në Strugë- Maqedoni;

Mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E.D, 21 vjeç, banues në Stamboll-Turqi;

“Benz”, me drejtues shtetasin D.A, 32 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.

Drejtuesi dhe pasagjerja e Fordit kanë marrë dëmtime të lehta. /f.ç/

Foto: Google

VIDEO

Shpërndajeni me miqtë tuaj: