Vdekja e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Rama: Lamtumirë mik!

Vdekja e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Rama: Lamtumirë mik!
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e parakohshme të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në  një postim në rrjetin social, kreu i qeverisë shkruan se ndihen të ligështuar për humbjen e tij jo vetëm miqtë dhe shokët por edhe ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija.

Statusin e tij, Rama e shoqëron me një foto bardhezi të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjlit.

Lamtumirë mik i mirë!”, shkruan Kryeministri Rama./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: