U akuzua nga ish e fejuara për përdhunim, ja e vërteta që bindi gjykatën

U akuzua nga ish e fejuara për përdhunim, ja e vërteta që bindi gjykatën
Më datë 20 gusht, Julian H kishte caktuar martesën e tij me R. por asgjë nuk ndodhi sipas planifikimeve, teksa kjo ditë mori një kthesë mjaft të çuditshme.

Juliani u gjend në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Tiranës pasi ish e fejuara e kishte denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale, pa dëshirën e saj.

Por historia që tregoj Juliani në gjykatë ishte krejt ndryshe, gjë që e la të lirë.

Juliani i tha gjykatës së me R. kishin kohë që njiheshin pasi ishin lindur e rritur në të njëjtin qytet. Ishin fejuar pak muaj më parë dhe gjithçka shkonte mirë si fillim.

Pas tremuajsh që jetuan në Itali, ku Juliani punonte prej vitesh u kthyen për tu kurorëzuar dhe kishin vendosur që pas martese të jetonin në shtetin fqinj, për një jetë më të mirë.

Më 3 gusht çifti i’u drejtua gjendjes civile, ku shpalli martesën.

“Po ecnim me makinë, kur ajo i nisi emoji (zemra) në whats up një personi. E pyeta me kë po fliste dhe më tha që ishte një kushëri i largët. I kërkova që ta takonim për kafe dhe ajo u rebelua. Fillova të dyshoj, ndaj e ktheva makinën dhe shkova në shtëpinë e saj. Kërkova shpjegime se kush ishte personi në fjalë, pasi unë gjeta fotot e tij në telefon. Ajo e irrituar theu telefonin. Vendosa pa asnjë mëdyshje të anuloja dasmën dhe u largova bashkë me familjen në plazh në Shëngjin, kur në gazeta lexova që një person me inicialet J.H ishte denoncuar nga ish e fejuara për marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Fillova të dyshoj, pasi inicialet përkonin me të miat, ndaj siç isha me rroba plazhi u drejtova në komisariatin e Lezhës. Aty mësova se i kërkuari isha unë dhe sigurisht kërkova të vijohej me procedurat”, ka thënë Juliani dhe avokati i tij.

Kallëzimin ai e  cilësoi si sajesë të ish të fejuarës së tij, në shenjë hakmarrje që e la pak ditë përpara martesës. Gjykata vendosi ta lirojë të dyshuarin, pasi shpalli të paligjshëm arrestimin. Juliani, tashmë do të hetohet në gjendje të lirë dhe duket se është nëse i vendosur që historia të zbardhet tërësisht.

Marrë nga GSH.al

/f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: