Tre trajtime natyrale pas depilimit

Tre trajtime natyrale pas depilimit
Depilimi është një akt i detyrueshëm thuajse për të gjitha femrat por, në kohët e fundit, edhe për disa meshkuj. Por jo gjithmonë lëkura juaj e toleron depilimin pa shqetësime të mëvonshme.  Por ka disa produkte shtëpiake që na vijnë në ndihmë për këtë. Njihen të paktën tre mënyra efikase të cilat mund që të qetësojnë lëkurën dhe shumë shpejt të largojnë të skuqurat dhe plagët pas depilimit.

Uthulla e mollës

Njëra nga mënyrat e mira që të largohen gjurmët e padëshiruara nga këmbët është që të përdorim uthull të mollës në pjesët kritike të lëkurës. Derdhni uthull lëkure në një pecetë pambuku dhe pastaj vendoseni në pjesët kritike pas rruajtjes. Uthulla, jo vetëm që vepron kundër djegies dhe si antibakterial, por edhe zbut dhimbjet dhe pickimin.

Aloe Vera

Kjo bimë ka efekte shumë të ngjashme sikur edhe uthulla e mollës. Qetëson djegien, zbut lëkurën dhe mundëson shërim të shpejtë të lëndimeve të cilat janë shkaktuar gjatë rruajtjes. Enkas për këtë, do të duhej që të bleni xhel nga aloe vera, të cilin pas çdo rruajtjeje të këmbëve do ta vendosni në lëkurë në shtresa të holla.

Aspirina

Këtë herë nuk duhet që ta pini, por nga dy tableta aspirinë dhe pak ujë të bëni një masë të cilën duhet që ta vendosni në vendet kritike. Pas vendosjes, lëreni masën që të qëndrojë për disa kohë, derisa të thahet, dhe pastaj lajeni me ujë të nxehtë. Këmbët tuaj do të jenë e do të duken të shëndetshme.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: