Shtypi gjerman shkruan: Ballkani ka qen top në lojërat mes forcave të mëdha

Shtypi gjerman shkruan: Ballkani ka qen top në lojërat mes forcave të mëdha
Shtypi gjerman ka folur sot rreth "ngërçit" në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Shkupit pas largimit të diplomatëve serb nga Maqedonia.

“Me tërheqjen e diplomatëve të saj nga Shkupi, Serbia i ka acaruar shumë raportet me vendin fqinj Maqedoninë dhe ka shkaktuar një krizë të thellë mes këtyre dy vendeve ballkanike”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitungduke iu referuar shkrimit të agjensisë së lajmeve DPA.

Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk informoi rreth detajeve të këtij veprimi por deklaroi vetëm se “shkaku i tërheqjes është veprimi shumë agresiv i shërbimeve kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë”.

Gjithastu, mediat austrake dyshojnë se shkaku i krizës së fundit është mundësia që Maqedonia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Në ish-mbretërinë jugosllave të kombeve dhe kombësive gjendet shumë lehtë ndonjë teori konspiracioni për prishjen e raporteve dhe për grindje”, shkruan Die Presse.

“Duket se Serbinë e pengon jo vetëm vullneti i fortë i udhëheqjes së re maqedonase për anëtarësim në NATO, por edhe raportet e saj me Shqipërisë dhe Kosovën, si dhe kursi i matur i Shkupit ndaj Bullgarisë. Maqedonia e ka njohur Kosovën në kohën e Gruevskit në vitin 2008. Por Serbinë tani e pengon edhe mundësia e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, shkruan gazeta.

Nga ana tjetër gazeta gjermane Handelsblatt shkruan se “Vatra e re e krizave në të ardhmen mund të jetë Ballkani”, duke i’u referuar influencës turke dhe arabe e cila nuk duhet të shihet pa interes në këtë rajon. “Nëse rajoni do të integrohet më shpejtë në BE, duhet të mbështetet angazhimi për refroma dhe luftë kundër grupeve ekstremiste”, thotë shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz.

“Ballkani ka qenë shpesh një top në lojërat mes forcave të mëdha”, shkruan gazeta gjermane, duke shtuar se edhe tani po zhvillohet garë mes disa vendeve, si Turqia, Rusia, Arabia Saudite dhe vende të tjera, për shtimin e influencës atje./DW/

/f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: