Serbët të kënaqur me pushimet në Shqipëri, këtë vit erdhën 35 për qind më tepër

Serbët të kënaqur me pushimet në Shqipëri, këtë vit erdhën 35 për qind më tepër
Numri i turistëve serbë që kanë vendosur të kalojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar gjatë viteve të fundit po vjen gjithnjë e në rritje. Sipas vlerësimeve të agjencive turistike nga Bujanoci dhe Presheva, interesi më i madh për pushuesit serbë ishte Durrësi.

Duket se janë thyer “kufijtë e akullt” mes dy vendeve, teksa mediat serbe raportojnë se pushuesit nga vendi i tyre jo vetëm janë të kënaqur me çmimet e lira në Shqipëri edhe se numri i vizitoreve po vjen në rritje.

Kastriot Jakupi, drejtuesi i agjencisë turistike “Globi taravel” nga Bujanoci, shpjegon se turistët serbë më së shumti kanë shkuar në Durrës, “ku një strehim i plotë me gjashtë netë dhe shpenzimet e transportit kushtojnë 180 euro.”

- “Me kënaqësi mund të them se numri i turistëve serbë që udhëtuan në Shqipëri ishte 35 për qind më i lartë se vitin e kaluar dhe askush nuk kishte ndonjë kundërshtim ndaj aranzhimeve. Shumë prej tyre erdhën me makinat e tyre ose u organizuan nga Gjilani, - tha Jakupi.

Vendi më ekskluziv për të kaluar verën është Saranda ku çmimi për strehim të plotë dhe transport për gjashtë netë varion nga 275 euro në korrik në 225 euro në pjesën e parë të shtatorit.

“Qytetet e Vlorës, Velipojës dhe Shëngjinit  dhe plazhet ende në zhvillim, si Jala dhe Spilleja, janë gjithashtu tërheqëse. Nga viti në vit Shqipëria po investon gjithnjë e më shumë në turizmin bregdetar, prandaj interesimi po rritet dhe çmimet janë mjaft të volitshme për standardin e turistëve serbë nga jugu i Serbisë. Kuzhina mesdhetare por edhe ushqimi italian është i popullarizuar me specialitetet që gatuajnë mjeshtërit lokalë duke punuar në restorante në Itali, - tha ai.

Ai shton se krahasuar me Greqinë, çmimet në restorante janë 30 për qind më të lira.

Çmimi i biletës nga Gjilani është 20 euro për në Durrës dhe 25 euro për Sarandën. Shumica e turistëve erdhën nga Rumania, Gjermania dhe Franca këtë vit.

Miodrag Stojkoviç nga Vlladicin Han shkon në Shqipëri prej disa vjetësh me familjen e tij dhe përshtypja është se shqiptarët po bëjnë hapa të mëdha, në arritjen e standardeve evropiane.

“Plazhet janë të pastra dhe të dekoruara mirë, priten sjellshëm të gjithë mysafirët. Ata veçanërisht admirojnë turistët nga Serbia, nuk u interesojnë çështjet politike, por përpiqen të jenë vazhdimisht në shërbim të tyre. Komunikimi është i mirë në anglisht, edhe pse shumë prej tyre kuptojnë gjuhën italiane dhe serbe. Disa hotele të reja hapen çdo vit, - shpjegon Stojkoviç për Danasin.

Ai shton se çmimet e birrës në një restorant varen nga lloji, nga 1.5 euro në 2 euro. Kafja në plazh është 1 euro, çmimet e akomodimit privat janë 17 deri 25 euro në një dhomë me dy krevate.

Artikulli dhe foto marrë nga (Telegraf.co.uk)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: