Qytetarët do të paguajnë një taksë edhe për banesën

Qytetarët do të paguajnë një taksë edhe për banesën
Qytetarët shqiptarë së shpejti do të paguajnë një taksë edhe për banesën që disponojnë. Kjo falë një projekti të posaçëm që ministria e Financave ka hartuar mbi bazën e rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në bazë të tij është taksimi i pasurisë së paluajtshme nga niveli prej 0.075 % deri në 0.15% të vlerës së tregut të pronës.

Konkretisht, formula e propozuar nga FMN-ja parashikon llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila.

Ndërsa i bie që të paguajnë më shumë ata qytetarë që i kanë banesat me sipërfaqe më të madhe se të tjerët.

Nga ana tjetër, për tokën bujqësore, FMN­-ja ka propozuar taksën 21 euro në vit, apo 1.1% të të ardhurave minimale vjetore të fermerit. Gjithashtu, në draftin përkatës  propozohet që taksa mbi pronën të paguhet me faturën e energjisë elektrike.

Ministria e Financave ka të dhënat për të gjitha banesat dhe pronat në vend dhe mbi bazën e tyre do të llogaritet edhe taksa për metër katror.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: