Pushimet në Ksamil nuk i shkuan mirë, kosovarit i vjedhin portofolin me para

Pushimet në Ksamil nuk i shkuan mirë, kosovarit i vjedhin portofolin me para
Një qytetar kosovar nga Prizreni i cili kishte ardhur me pushime është grabitur sot në Ksamil në banesë që qëndronte.

R.O, 39 vjeç ishte banues në Prizren, por kishte ardhur me pushime në Ksamil prej ditësh teksa disa persona janë futur në banesën që kishte marrë me qira duke i vjedhur portofolin me dokumenta dhe  një sasi të konsiderueshme parash.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje gjatë natës, në lagjen ”Baxho” Ksamil dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: