Barcelona prezantoi blerjen e re, brazilianin Paulinho.
Një ditë pas dështimit në Superkupë, e dy humbjeve në El Clasico me Real Madrid, presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, vendosi të shpenzonte 40 mln euro për të realizuar marrëveshjen me ish-lojtarin e Totenhem. Ai vjen nga ekipi kinez, Guangzhou Evergrande.
Paulinho ka marrë numrin 15 te Barcelona.
Paulinho tha se e bëri ëndrrën realitet me këtë blerje.
Pas largimit të Netmar, me interes priten blerjet edhe të Philippe Coutinho e Ousmane Dembele.
/a.m/