Pas zgjedhjeve, “boom” eksportesh

Pas zgjedhjeve, “boom” eksportesh
Përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017 në Shqipëri, duket se ka përkuar edhe me një rigjallërim të shkëmbimeve tregtare të vendit tonë me vendet e tjera. Këtë e faktojnë të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) rreth nivelit të eksporteve, por edhe të importeve gjatë muajit korrik, sipas të cilave, që të dyja këto zëra rezultojnë me rritje të tyre. Duke treguar në këtë mënyrë, se me përfundimin e procesit zgjedhor në vend, e në të njëjtën kohë të konfliktit të zgjatur politik të fillimvitit, ekonomia vendase nisi të “marrë frymë”.

Konkretisht, INSTAT pohon se në muajin korrik të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën e 25 miliardë lekëve, duke u rritur me 9.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.4%, në krahasim me qershor 2017, muaj ky kur u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Nga ana tjetër, ai shton se importet e mallrave po gjatë muajit korrik arritën vlerën e 55 miliardë lekëve, duke u rritur me nivelin prej 9.2%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 3.7%, në krahasim me qershorin 2017. Ku kjo e fundit, flet në fakt për një ecuri pozitive të ekonomisë vendase, teksa eksportet shënojnë epërsi ndaj importeve, ose e thënë ndryshe, ajo prodhon më shumë mallra për t’i nxjerrë në tregjet e huaja jashtë, sesa tërheq prej tyre për t’i tregtuar brenda tregjeve v vendase. Gjë që vërtetohet edhe nga niveli i uljes së treguesit të defiçitit tregtar si i tillë, i cili për muajin korrik të këtij viti.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: