Parashikimi i motit sot, e martë 22 gusht 2017

Parashikimi i motit sot, e martë 22 gusht 2017
Sot njoftohet se motit që do të dominojë pjesën më të madhe në vend do të jetë i kthjellët dhe relativisht i freskët.

Por gjatë mesditës në zonat malore pritet të ketë vranësira kalimtare.

Gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore përgjatë kufirit verilindor do të ketë edhe vranësira kalimtare të cilat gjatë natës do të largohen drejt juglindjes.

MeteoAlb bën me dije se temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rënie të lehtë.

Temperatura maksimale do të shkojë deri në 30 gradët ndërsa ajo minimale pritet të jetë 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare, deri e fortë në mesditë me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: