Parashikimi i motit sot, e hënë 21 gusht 2017

Parashikimi i motit sot, e hënë 21 gusht 2017
Kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojnë gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin, më të dendura vranësirat paraqiten në zonat veriore-verilindore duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira në zonat veriore por në qendër dhe jug të vendit do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu të izoluar.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do  të pësojnë rënie me 2 gradë në të dyja vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga Jugperëndimi, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: