Muzeu Marubi hap ekspozitën "Manipulim", fotografitë e paprekura

Muzeu Marubi hap ekspozitën "Manipulim", fotografitë e paprekura
Një ekspozitë e hapur sot në Muzeun Kombëtar “Marubi” pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë qytetarëve të Shkodrës, por jo vetëm.

Në të janë publikuar foto origjinale dhe jo të manipuluara. Kryeministri Edi Rama, ka postuar një video me sekuenca të shkurtra nga fotot e ekspozitës.

"Mirëmengjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë klip prezantues të ekspozitës më të re çelur sot në Muzeun Kombëtar 'Marubi', titulluar 'Manipulim'. Fotografitë e retushuara të arkivës së Marubit do të jenë në qendër të kësaj ekspozite e cila tenton të nxjerrë në pah për herë të parë historinë e hershme të manipulimit të fotografive, për t’i ballafaquar ato me të vërtetën që dëshmojnë negativët origjinalë të paprekur". shkruan Rama në profilin e tij në Facebook. /f.ç./

Video

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: