Maskë për duar me lëkurë të thatë

Maskë për duar me lëkurë të thatë
Mendoni ndonjëherë, pasi keni larë enët, pasi keni dalë nga deti pse pasi jeni kthyer në shtëpi në një ditë shumë të ftohtë e me ngricë, se duart tuaja duken si të plakura apo më të errëta se zakonisht? Ka shumë trajtime natyrale por një prej tyre është trajtimi më i mirë, me limon ose qitro, që ju ndihmon ti keni duart më të ndritshme. Ky trajtim do t’ju ndihmojë të mbajë lëkurën më të butë.

Limoni është i pasur me acid citrik, i cili mundëson zbardhjen e shenjave të errëta në dorë, deri në eliminimin total të tyre.

Soda e bukës ndihmon në hidratimin e lëkurës si dhe në eliminimin e qelizave të vdekura në lëkurë dhe në sipërfaqe të saj, çka e bën lëkurën më të bardhë.

Mjalti është përdorur për shekuj me radhë për shkak të antioksidantëve që ai përmban, të cilët ndihmojnë në luftimin e plakjes.

Përbërësit

2 lugë lëng limon

1 lugë sodë buke

1 lugë mjaltë

Përgatitja dhe përdorimi

Bashkoni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë për të krijuar një përbërje uniforme.

Aplikoni kremin në duar. Masazhojeni atë për disa minuta në mënyrë që të zejë vend në lëkurë. Do të ndieni disa pickime të vogla, çka tregon se maska e përgatitur po kryen efektin e saj. Lëreni të veprojë për 10 minuta.

Lajeni më pas me ujë të vakët. Mundohuni të shmangni përdorimin e sapunit për një kohë të shkurtër.

Bëjeni këtë gjë dy herë në javë dhe do të vini re se duart do të jenë më të buta dhe me ngjyrë më të ndritshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: