Lexoni sot 22 gusht 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 22 gusht 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
Pse shqiptarët e duan kaq shumë sistemin autoritar

Ndërsa shteti shqiptar mbush 105 vjet nga themelimi, një raport i BERZH tregon se 31 për qind e popullsisë preferojnë më tepër një sistem autoritar, se atë demokratik. Analiza e “Albanian Free Press” hedh dritë mbi shkaqet që nxitin kaq shumë shqiptarë të preferojnë sistemin e Enver Hoxhës. Opinionisti Roland Qafoku rendit 7 arsyet, që nga ndryshimet ekstreme të regjimeve dhe qeverisjeve, deri tek paqëndrueshmëria e sistemeve në Shqipëri. Si 46 vjet monizëm krijuan një brez të plotë të gjeneratës komuniste dhe pse nostalgjia për atë sistem vazhdon të jetë e gjallë edhe sot

3/14

FACEBOOK-u, SI PASQYRË E LIDERËVE POLITIKË!

Nga ALFRED PEZA

Pasi ish-Presidenti Bujar Nishani bëri këto ditë, dy postime njëra pas tjetrës në faqen e tij zyrtare të facebook, me siguri që gjithëkush ka menduar se kjo është një shenjë e qartë se pas dorëzimit të detyrës, do i rikthehet jetës aktive politike. Në sezonin e ri, mes traditës së përgjithëshme në demokracitë liberale ku posti i kreut të shtetit konsiderohet si maja dhe i fundmi post politik për një aktor të rëndësishëm dhe dilemës për angazhimin, duket se ka fituar apo më mirë, ka qenë e planifikuar me kohë qenia e tij në politikën aktive. Gjatë një interviste në fund të mandatit, Nishani tha se "nuk e shoh veten në moshën e pensionit për tu tërhequr në jetën time private" . Ai la të hapura tri opsione:

4/15

PIKETAT NË GARËN PËR TIRANËN

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të qershorit, PD-ja do të vazhdojë të kontestojë rezultatin e tyre, përmes raportit të ministrave të saj teknikë. Por raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR-it, si zakonisht, do të jetë ai që do t’u vërë atyre vulën e legjitimitetit. Dhe nisur nga raporti paraprak i OSBE/ODHIR-it, gjasat janë që raporti përfundimtar do të ketë një fjali kyçe të tipit “Pavarësisht parregullsive, rezultati i zgjedhjeve, në përgjithësi, pasqyroi vullnetin e elektoratit shqiptar”.

2/13

ANTENA JASHTË FAMILJES

Flet shoku Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së: Shoku Sali bëri gabim që "na hoqi kapistallin"

Sapo dëgjuam idenë e hedhur nga shoku Edmond, për votim të detyruar me ligj për të gjithë shtetasit shqiptarë, u nisëm me të shpejtë ta takonim. Duhej bashkëbiseduar, që të mësonim diçka më shumë rreth kësaj. Me thënë të drejtën, aq përshtypje na bëri ky propozim, sa desh shkuam e takuam shokun Edmond ashtu siç ishim, pa bllok me vete. Pastaj u kthjelluam, e  morëm bllokun, ku hodhëm disa pyetje. Themi disa, pasi shumica e pyetjeve u krijua gjatë bashkëbisedimit. E si mund të ndodhë ndryshe gjatë bisedës së lirë me një demokrat, që në bazë ka lirinë.

5

TURIZMI

Shifrat e INSTAT: Shqiptarët e Kosovës po i braktisin plazhet tona

Ata mbeten ende të shumtë në numër, por gjithsesi, më pak të pranishëm se më parë në plazhet shqiptare. Fjala është për qytetarët e Kosovës që mbërrijnë për vit në rivierën e Shqipërisë, të cilët po pakësohen nga viti në vit, edhe pse figurojnë ende të parët në listimin e të huajve që e zgjedhin atë për pushime. Dukuri kjo e konfirmuar zyrtarisht edhe nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilave rezulton se gjatë periudhës së muajve qershor-korrik të këtij viti në vendin tonë kanë mbërritur më pak kosovarë se për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konkretisht, INSTAT referon se për muajin qershor, i cili përkoi edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, numri i kosovarëve që erdhën në Shqipëri për pushime zuri vetëm 31% të totalit të turistëve. Një nivel ky më i ulët, po ta krahasojmë me atë prej 40.2% që ata zunë kundrejt gjatë qershorit të vitit të kaluar.

6

INTERVISTË

Enkeleida Zeko: Sporti, një takim nga ato që të ndryshojnë jetën

9

INTERVISTË

Prof Kastriot Bezati: Isopolifonia? Vetëm iso i bën polifonisë!

10

EKSKLUZIVE

Nisin aplikimet për fakultet të dytë dhe transferim studimesh, ç’duhet të dini

11

SKANDAL APO ARSYE?

Ku ndodhet Luiza Gega dhe pse mungoi Shqipëria në Londër?

12

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: