Latifi dhe Shehi, heronjtë që “vrasin” Skënderbeun nëse kalon Dinamo Zagreb

Latifi dhe Shehi, heronjtë që “vrasin” Skënderbeun nëse kalon Dinamo Zagreb
 Në “Elbasan Arena” Skënderbeut do t’i mjaftonte një barazim pa gola për të avancuar në fazën e grupeve të Europa League. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë jep shpresë për të besuarit e Ilir Dajës, që kërkojnë në tre vitet e fundit suksesin e dytë historik në Europë.

Kualifikimi do të ishte një arritje e madhe për ekipin dhe futbollin shqiptar, poir sidomos për dy lojtarë, portierin dhe kapitenin Orges Shehi, të cilit me gjasa klubi do t’i kërkojë që të shtyjë vendimin e tërheqjes nga futbolli. Por për lojtarin kryesor dhe autorin e golit në Zagreb, Lirion Latifi, i cili pranon se sidoqoftë rezultati do të largohet për një eksperiencë tjetër në Hungari.

“Zgjodha Puskas sepse dua t’i hedh hapat e karrierës një nga një. Nuk doja të rrezikoja duke zgjedhur një ekip të madh, pasi mund të ishte e vështirë për të gjetur hapësirat e duhura. Vlerësova anën sportive, para asaj ekonomike apo prestigjit”, u shpreh Liiridon Latifi.

Sulmuesi ndeshjen me Dinamo Zagreb dhe premtoi maksimumin ndaj Dinamo Zagreb për t'u kualifikuar, ndërsa nga shitja e deritanishme e biletave “Elbasan Arena” pritet të mbushet plot.

“Pavarësisht se e ardhmja ime është e qartë, dhashë maksimumin në Zagreb dhe jam gati të jap gjithçka nga vetja, për të ndihmuar Skënderbeun, që të kualifikohet për në fazën e grupeve”, tha sulmuesi i korçarëve.

Nga ana tjetër ish-sulmuesi i Partizanit, Amir Rrahmani, nderon Dinamo Zagreb në kampionat që fitoi 2-0 ndaj Slaven Belupo pak ditë përpara ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut, në “Play-off” të Europa League. Një nga golat e shënoi mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani. Skuadra e tij fitoi derbin shqiptar ndaj Bruno Telushit ndërkohë që Dinamo e Zagrebit kryeson e vetme kampionatin kroat me 16 pikë pas 6 javëve të para. Në stadiumin Maksimir, skuadra e Mario Cvitanovic kishte si kundërshtarë dy lojtarë që sezonin e kaluar ishin pjesë e kampionatit shqiptar, mesfushorin Bruno Telushi dhe sulmuesin Pero Pejiç, të cilët e nisën sfidën që nga fillimi.

Ndërkohë në kampin e Dinamos së Zagrebit shpresojnë te rikuperimi në kohë i sulmuesit Soudani për ndeshjen e së enjtes ndaj korçarëve në Elbasan.

Skënderbeu-Dinamo Zagreb, ora 20:00, do ta gjykojë një treshe hungareze me kryesor Istvan Vad.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: