Kukësi blindon portën, pas Koliçit edhe Frashëri firmos për 2 vjet

Kukësi blindon portën, pas Koliçit edhe Frashëri firmos për 2 vjet
Enea Koliçi, portieri pogradecar, rinovoi një kontratë të re me Kukësin, ka bërë një tjetër goditje për portën duke arritur marrëveshje me Stivi Frashërin.

Ish- portieri i Flamurtarit firmosi për 2 vite me kampionët e Shqipërisë duke pranuar të jetë zëvendësuesi i  Enea Koliçit për sezonin e ri.

Me afrimin e Stivit Frashërit, 26-vjeçari, Kukësi do të ketë dy portierë të nivelit të lartë dhe e ka të sigurt portën për sezonin e ri.

Në sezonin e fundit Frashëri ishte pjesë Flamurtarit duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës vlonjate në 11 ndeshje të kampionatit. Aventura e re te skuadra kampione e Kukësit për Frashërin mund të nisë këtë mërkurë në miqësore ndaj Teutës, aty ku trajneri Milinkoviç do të zhvillojë testin  e parë të ekipit të tij në Ohër.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: