Keni vapë! Alketa Vejsiu ndez oxhakun për t’i shpëtuar të ftohtit...

Keni vapë! Alketa Vejsiu ndez oxhakun për t’i shpëtuar të ftohtit...
Vera e këtij viti ka qenë ndër stinët më të nxehta të dekadave të fundit në Shqipëri, aq sa shqiptarët mezi kanë pritur ditët e pushimeve për t’i shpëtuar sadopak makthit të vapës së pazakontë.

Por pakkush mund ta ketë imagjinuar që këto ditë të nxehta vere t’i kalojë pranë ndonjë oxhaku.

Alketa Vejsiu, moderatorja e njohur e disa spektakleve televizive,  e ka sfiduar vapën e ditëve të nxehta të gushtit në një formë gati spektakolare.

“Oxhaku në verë është vërtet bukur! Aty ku bën ftohtë...” thekson Alekta në një foto që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Alketa Vejsiu, e veshur sportive, madje ngjason me anëtaret e ekipeve tona kombëtare për nga veshja, ndodhet në një zonë të thellë veri të Italisë, një zonë malore pranë Zvicrës, ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe është e nevojshme të ngrohesh edhe pranë ndonjë oxhaku.

/a.m/

loading...
loading...