Kalendari i Kategorisë I, Tirana e nis me Ilirinë “udhëtimin e pazakontë”

Kalendari i Kategorisë I, Tirana e nis me Ilirinë “udhëtimin e pazakontë”
Kalendari për sezonin futbollistik 2017-2018, Kategoria e Parë, është përcaktuar sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas shortit të edicionit të ri me 20 skuadra pjesëmarrëse të kësaj kategorie të ndara në dy grupe A dhe B, java e parë nis më  16 shtator.

Skema e zhvillimit të këtij kampionati do të jetë e njëjtë me një sezon më herët.

Por ky kampionat do të futet në histori për arsyen e thjeshtë se garojnë Tirana dhe Dinamo, dy ekipet e kryeqytetit, me 42 tituj kampionë së bashku, Bardheblutë në tërë historinë e tyre zbritën këtë vit për herë të parë në një kategori më poshtë dhe shihen si favoritët kryesorë për të rikthyer në elitën e futbollit shqiptar sezonin tjetër. Por megjithatë, 24 herë kampionët e Shqipërisë pasi mësuan kalendarin, do të nisin ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës një udhëtim të pazakontë në Kategorinë  e Parë.

Në grupin A gjithçka mbetet e hapur, me ndeshjen kryesore të javës premierë që do të luhet në Kavajë, Besa-Dinamo, dy emra të shquar në historinë e futbollit shqiptar.

 

Kategoria e Parë

Grupi A, java 1

Egnatia – Vllaznia B

Besëlidhja – Tërbuni

Besa – Dinamo

Erzeni – Korabi

Kastrioti – Burreli

 

Grupi B, Java 1

Shkumbini – Bylis

Tirana – Iliria

Tomori – Pogradeci

Apolonia – Shënkolli

Turbina – Naftëtari

Shpërndajeni me miqtë tuaj: