I dyshuari për sulmin terrorist të Barcelonës, u vra nga policia spanjolle

I dyshuari për sulmin terrorist të Barcelonës, u vra nga policia spanjolle
Younes Abouyaaqoub, i dyshuar si autori i sulmit terrorist në Barcelonë u ekzekutua nga policia spanjolle edhe pse mbante në trup një jelek bombë fals.

Policia e ka qëlluar për vdekje Abouyaaqoub, shoferin e mundshëm i furgonit që vrau 13 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Ramblas të Barcelonës javën e kaluar.

I riu 22-vjeçar ishte anëtari i fundit i mbetur gjallë i grupi terrorist.

Marokeni u qëllua nga policia edhe pse mbante veshur një jelek të dyshuar me eksploziv.

Menjëherë pas kësaj një robot demontues bombash u përdor në vendin e ngjarjes para se policia t‘i afrohej kufomës së Abouyaaqoub. Ishte roboti që identifikoi se jeleku ishte i rremë.

Operacioni u zhvillua në Subirats, që ndodhet një orë larg me makinë në perëndim të Barcelonës.

Policia e gjurmoi të dyshuarin deri në një kodër rrethuar me vreshta, pas njoftimit me telefon nga një qytetare se ai ndodhej në atë zonë.

Publiku ishte paralajmëruar për rrezikshmërinë e tij, pasi ishte i armatosur dhe madje mendohej se ai mund të ishte larguar jashtë Spanjës, me gjasa në Francë./l.k./

(Marrë me shkurtime nga The Telegraph)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: