Horoskopi sot, e martë 22 gusht 2017

Horoskopi sot, e martë 22 gusht 2017
Dashi

Perspektiva të mëdha hapen sot për një të ardhme me të dashurin tuaj. Planetet janë në favorin tuaj dhe mbrojnë vendimet tuaja. Zemrat e vetmuara mund t’i hapin përsëri portat e zemrës për një person që meriton të mirëpritet siç duhet.

Demi

Nëse jeni në çift, përpiquni të kuptoni nevojat e partnerit. Ju gjithashtu duhet të merrni frymë pranë tij dhe ta largoni disi  ngurtësinë tuaj. Beqarët do të realizojnë arritje të reja dhe me bukurinë e tyre do të hijeshojnë edhe zemrat më të vështira.

Binjakët

Tensioni dhe nervozizmi i fortë do të karakterizojnë këtë ditë që nuk do të jetë më e mira. Kini besim tek partneri juaj për t’i shkarkuar shqetësimet tuaja e kështu, ankthi do t’ju largohet. Beqarët do të kenë mundësi të mira për të zbuluar synimet e një personi të bukur.

Gaforrja

Karakteri juaj do të bëhet më social sot dhe do të jeni në gjendje të zgjidhni tensionet midis jetës suaj private dhe asaj profesionale. Një mbrëmje pozitive për dashurinë. Beqarët do të duhet të largojnë disa miqësi të rreme dhe për momentin të mbajnë pranë vetes vetëm ato të ndershmet.

Luani

Yjet sot ju sigurojnë një jetë dinamike dhe një shoqëri të madhe. Ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja, por duhet të jeni të kujdesshëm në atë çka mendon partneri juaj. Beqarët do të kalojnë një ditë fantastike. Në fakt, ka ngjarje ekskluzive sot.

Virgjeresha

Përmirësohet gjendja juaj, duke u bërë edhe më e mirë. Hëna që kalon përmes shenjës suaj ju frymëzon që të jeni më mirë dhe të vlerësoni ato gjëra që ju bëjnë të lumtur. Edhe për beqarët kjo është një kohë e mirë. Do ndjeheni më optimistë dhe më të lehtë në peshat e ndërgjegjes.

Peshorja

Tensione dhe lëkundje në humorin tuaj gjatë ditës së sotme. Stopojeni veten për një moment dhe kini një pauzë të reflektimit për të rimbushur jetën tuaj. Beqarët do të përballen me disa probleme familjare dhe do të duhet të marrin një vendim shpejt ose vonë.

Akrepi

Hapni tema deri në dialog dhe çdo gjë në jetën tuaj do të marrë një kthesë tjetër. Edhe në dashuri ju duhet të bëni gjithçka për të përmirësuar marrëdhënien, vetëm kështu ju do të arrini lumturinë. Zemrat e vetmuara në fund do të njohin dikë që përputhet me idealen e tyre.

Shigjetari

Një kthim flakësh mund të ripërtërijë jetën tuaj. Ju do të mbyteni nga dyshimet e tundimet dhe nuk do të dini se çfarë të bëni. Një natë pa gjumë do t'ju marrë kohë. Lajm i mirë për beqarët, sot do të jenë në gjendje të njohin shokun e tyre shpirtëror.

Bricjapi

Sot ju do të braktisni dëshirën tuaj për t’ kënaqur të gjithë sepse thjesht nuk do të mundeni. Gjithsesi, ju do të jeni mjaft mbrojtës dhe të dashur, një surprizë e vërtetë. Beqarët mund të zhbllokojnë një situatë me ndihmën e një personi miqësor.

Ujori

Disa rrëmujëra dhe vështirësi të papritura do t'ju bëjnë nervozë. Mos e merrni seriozisht, këto janë gjëra që krijojnë në fakt pak shqetësim, por së bashku dhe me partnerin tuaj juve do t'i kapërceni. Beqarët do ta gjejnë veten në një situatë disi të paqartë dhe ata do të duhet të hartojë diçka për të dalë prej saj.

Peshqit

Mund të keni nevojë të shqyrtoni disa nga programet tuaja. Sot, në të vërtetë, do të keni edhe rezultate të papritura që do të përplasen me të dashurin. Një surprizë që do t’i bëjë disa beqarë të lumtur të cilët do të kenë dëshirën për të jetuar aventura emocionuese.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: