Horoskopi sot, e hënë 21 gusht 2017

Horoskopi sot, e hënë 21 gusht 2017
Dashi

Prania e Hënës në shenjën tuaj sot do t'ju japë një fillim pozitiv për ditën. I vetmi shqetësim i dukshëm është egoizmi i partnerit që ju jep shumë bezdi. Beqarët sot do të jenë të interesuar në kërkim të një personi që përputhet me idealet e tyre. Përpjekja nuk ju dëmton.

Demi

Xhelozia me partnerin është një gjë e keqe. Mundohuni ta zbutni atë në mënyrë që të mos e lejoni të dalë në pah, ndonjëherë dijeni se nuk bën mirë. Dëshira për një lidhje të ngushtë, i bën individët të cilët kanë dëshirën e fortë për të përjetuar emocione të reja, mjaft të angazhuar.

Binjakët

Një ditë e gëzuar në profilin sentimental. Ajo do të sjellë kaq shumë gjëra të reja për ju. Dielli, Jupiteri dhe Urani në shenjën tuaj ditën e sotme do ta pasurojnë jetën tuaj me interesa të reja. Beqarët do të merren me një çështje sentimentale që u intereson atyre.

Gaforrja

Do të jetë një e hënë e veçantë për ju dhe do të keni të gjitha mundësitë që historia juaj e dashurisë të bëhet më e qëndrueshme. Merreni veten me të mirë dhe bëjini një surprizë partnerit tuaj. Beqarët janë në rrugën e duhur me  shpenzimet.

Luani

Me Venusin në anën tuaj, sot do të jeni të papërmbajtshëm dhe do t’i joshni të tjerët pa mundim. Vendosni nëse do ta ndërlikoni jetën tuaj ose do të hiqni dorë nga tundimet. Beqarët do të ndjehen të kënaqur me emocionet që ata përjetojnë me një person që është veçanërisht interesant.

Virgjeresha

Me Hënën në shenjën tuaj sot ju mund të kujdeseni për miqësinë e njerëzve të duhur me të cilët të ndani emocione intensive. Shpëtimi nga rutina gjithashtu mund të jetë një gjë e mirë. Beqarët do të përfshihen nga optimizmi dhe dëshira për të ecur para. A jeni gati për të joshur dikë?

Peshorja

Planetet shpallin lajme pozitive në frontin sentimental dhe nuk ka asgjë shqetësuese në qiellin tuaj. Kushtojiuni partnerit tuaj si gjithmonë. Beqarët do të duhet të përballen me një situatë të zbehtë e me buzëqeshje të fashitur në buzët e tyre, por nuk duhet ta humbin qetësinë e tyre.

Akrepi

Ju po kaloni një fazë të re të jetës suaj dhe po rizbuloni emocione të reja që besoni se i kishit harruar. Lidhja me  partnerin tuaj është duke përjetuar kohën më të mirë të saj. Beqarët do të angazhohen në ngjarje të reja dhe do të takohen me miq të ngushtë e njerëz fantastikë.

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë e zjarrtë dhe pasioni nuk do të njohë kufij. Me Diellin, Hënën dhe Uranin në shenjën tuaj, me takimi në një vend emocionues do të ketë një sukses të madh.  Dita është gjithashtu e mrekullueshme për beqarët që do të vënë në punë fantazinë dhe imagjinatën e tyre.

Bricjapi

Hëna do t'ju ndihmojë të mbani gjallë një histori që deri tani nuk ju ka dhënë shumë lumturi. Por besoni në të dhe ecni përpara nëse e bëni me zemrën tuaj. Zemrat e vetmuara do të kenë mundësinë të bëjnë njohje të reja, por për momentin ato nuk do të preferojnë të marrin vendime.

Ujori

Pak e dhimbshme sot ajo që do të dëgjoni, duke bërë që në qiellin tuaj të turbullohen disi ndjenjat. Sot disa çifte mund të bëhen të lëkundur, prandaj kujdesuni që të mos merrni vendime të panevojshme. Për beqarët kjo është një kohë e vështirë dhe nuk do të jenë në gjendje të merren me një person që ju pëlqen shumë.

Peshqit

Ditë pozitive për ata që kanë vendosur të largohen në një drejtim të ri të jetës së tyre. Ju do të bëni gjithçka për ta shpëtuar marrëdhënien tuaj dhe për të pushtuar zemrën e të dashurit. Beqarët do të përfshihen nga një ndjenjë e madhe e përgjegjësisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: