Estela Ujka, një marinare sharmante

Estela Ujka, një marinare sharmante
Ajo është një nga blogeret e modës më të njohura në Shqipëri, një pasion të cilin nuk e ndan nga vetja prej shumë vitesh. Por përtej kësaj, Estela Ujka është një ish-prezantuese TV, financiere dhe e fundit, por më e rëndësishmja, nënë dhe bashkëshorte.

Në morinë e fotove të personave publikë, kësaj vere të nxehtë, "marinarja" sharmante, Estela Ujka na tërhoqi pozitivisht, e kjo për disa arsye.

Pavarësisht se ka qëndruar në linjën e tendencës së këtij viti, me kostumet e banjës trup, monokolor, në këtë rast të bardhë e të kuq, Estela Ujka ka shfaqur në foto një femër-grua-nënë-çupëlinë, e cila ka ruajtur sensualitetin, edhe duke qenë e mbuluar. Ajo nuk ka fizik modeleje, por duket shumë femër në format e saj, edhe më sensuale madje se shumë modele profesioniste. Spontaniteti dhe siguria në vetvete shpërblen!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: