Emini e Kukësi përfundojnë në gjyqin e FIFA-s!

Emini e Kukësi përfundojnë në gjyqin e FIFA-s!
Izair Emini dhe Kukësi mund të përfundojnë në FIFA për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

Pas largimit të sulmuesit nga kampionët gjatë kësaj vere, Kukësi pretendon se lojtari ka ende kontratë me ta dhe duhet të rikthehet.

Emini pretendon se kontrata e tij me Kukësin ka përfunduar.

Ashtu si me Albi Allën,  Kukësi thtë se kontrata sipas një klauzole rinovohej automatikisht dhe pse në muajin qershor futbollisti përpara ndeshjeve të Champions League deklaroi largimin e sigurt nga kampionët e Shqipërisë.

Pas largimit, 31-vjeçari nga Tetova është stërvitur me Shkëndijën ekip me të cilin pret të lidhë një kontratë të re.

Ai nuk ka mundur deri tani të firmosë me ekipin e Shkëndijës pasi nuk i kanë mbërritur dokumentet nga Kukësi, çka ka detyruar lojtarin që këtë çështje ta dërgojë në zyrat e FIFA-s për zgjidhje.

Emini shton se të presë një përgjigje përfundimtare nga FIFA për të marrë më pas vendimin mbi të ardhmen e tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: