Camolese: Shqipëria? Nuk e pranova ofertën (biseda me Dukën)

Camolese: Shqipëria? Nuk e pranova ofertën (biseda me Dukën)
Giancarlo Camolese, kandidati i parë kryesor për postin e trajnerit të kombëtares shqiptare pas largimit të Gianni de Biasi , flet mbi arsyen se përse ai nuk mori drejtimin e kuqezinjve.

Camolese thotë se nuk ka pranuar ofertën ekonomike, ndërkohë që pas bisedës Camolese presidenti Armand Duka ia besoi postin e trajnerit një tjetër italiani, Christian Panucci.

“Kam folur me presidentin e Federatës Shqiptare dhe kemi diskutuar mbi shumë tema. Më pas nuk është gjetur akordi ekonomik. Thjesht, kjo ishte situata.”

Më pas u fol edhe për mundësinë e rolit tim si drejtor teknik. Por kjo ishte një hipotezë intriguese, pasi vullneti im mbetet trajneri dhe shpresoj që të filloj sërish në Itali.”

Christian Panucci besohet se pranoi të njëjtën ofertë ekonomike me kushtet që kishte Gianni de Biasi, por Camolese.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: