Botërori, Maqedonia me 4 shqiptarë kundër Shqipërisë

Botërori, Maqedonia me 4 shqiptarë kundër Shqipërisë
Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Shqipërisë që do të zhvillohet më 5 shtator në Strumicë.

Bën shumë përshtypje fakti që ekipi maqedonas do të ketë në formacionin bazë dhe do ta nisin ndeshjen si titullarë kundër kuqezinjve plot katër 4 futbollistë shqiptarë; Ferhan Hasani, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Enis Bardhi.

Pritet që së shpejti të publikojë formacionin edhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuci.

Sfida përballë Maqedonisë do të jetë e para për trajnerin e ri italian të Shqipërisë, ndërsa në Maqedoni pritet një atmosferë entuziaste në mbështetje të kuqezinjve./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: