Bie nga "froni" Lawrence si aktorja më e paguar, Forbes publikon listën për 2017

Bie nga "froni" Lawrence si aktorja më e paguar, Forbes publikon listën për 2017
Jennifer Lawrence humbet "fronin" si aktorja më e paguar e cila e mbante prej një viti me të ardhura prej 24 milionë dollarë.

Tashmë vendin e saj e ka luajtur aktorja e filmit La La Land Emma Stone, e cila është shpallur aktorja më të paguar e Hollywood nga Forbes.

Fituesja e çmimit Oskar kapi shifrën e “çmendur” me të ardhura prej 26 milionë dollarë gjatë një periudhe 12-mujore nga qershori 2016 deri në qershor 2017.

Shumicën e këtyre të ardhurave i atribuohet suksesi të muzikalit La La Land, i cili tashmë ka arritur 445 milionë fitime në mbarë botën.

Pas Stone në listën e Forbës qëndron Jennifer Aniston me 25.5 milionë dollarë dhe në vendin e tretë Jennifer Lawrence me 24 milionë dollarë. /f.ç/

Lista e Forbes

Shpërndajeni me miqtë tuaj: