“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Spartak Braho i shkruan Metës: Like, po të paralajmëroj që të ruhesh...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”, Spartak Braho i shkruan Metës: Like, po të paralajmëroj që të ruhesh...!
Shoku Spartak Braho i shkruan Presidentit Meta: Like, po të paralajmëroj që të ruhesh...!

EKSKLUZIVISHT PËR GAZETËN “ALBANIAN FREE PRESS”

"Antena jashtë Familjes" është rubrika që sjell muaji i përvëluar i korrikut e në vazhdim, ekskluzivisht në gazetën “Albanian Free Press”. Në këtë rubrikë të përditshme, Antena jonë do të transmetojë për ju, çdo sinjal që do të kapë nga çdo anë, majtas apo djathtas qoftë, pa dallim klani politik.

Antena Jashtë Familjes", ka mundur të shtjerë në dorë letrën që iu hodh në xhep Presidentit të Shqipërisë, nga shoku Spartak Braho. Nuk dimë të themi nëse letra është hedhur përpara se Presidenti të nisej për pushime në Jug, apo letra i është hedhur në xhep Presidentit, në ndonjë takim të bërë atje, midis të dyve. Ndoshta e para, por ka mundësi shumë edhe e dyta.

Rubrika jonë i kërkon ndjesë lexuesit që nuk di ta thotë këtë gjë saktësisht, por si rubrikë e re që jemi, kemi edhe neve kufizimet tona. E rëndësishme është që ne bëjmë publike çdo gjë, e për çdo gjë. Ja çfarë thuhet në atë letër:

I dashur Like! Po ulem sot të të bëj të ditur ngjarjet që më duken më të rëndësishme që t'i dish. Së pari, po të them që çantën me ato videot, e kam futur në vend më se të sigurt.

Fakti që midis teje dhe Ramës u vendos që unë të "mbetesha peng" në PS, nuk më bën të të tradhtoj. Ti e di sa të dua unë ty. Kot të ta them se sa...

Like! Po të paralajmëroj që në Vlorë po bien shkëmbinj. Kanë rënë në rrugë, aty afër "Ujit të Ftohtë". Më kanë sjellë edhe pamjet e rënies. Ti e di, si i kam informatorët unë. Kujdes kur të kalosh aty, pasi mund të të bjerw ndonjë gur në krye, e zonja Kryemadhi mbetet pa bashkëshort, e neve pa President. Le që me gjithë atë kokë që ke ti, nuk tw gjen gjë.

Bëj shaka! Ruhu, se janë gurë të rëndë. Mua një cifël më ra njëherë kur kaloja aty, e desh më theu videot që kisha në çantë.  Merr masa, që në fillim të kalojë aty ndonjë nga oficerët e Gardës. Jepu ndonjë 20 mijë lekë shtesë atyre. 20 mijë të vjetra. Se mos ja u jep të reja, se je ca xhymert ti. Për aq lekë ata jo në "Ujë të Ftohtë" që kalojnë, por edhe në ujë të përvëluar futen. Ç'të bëjnë fukarenjtë, me aq lekë në muaj që marrin.

Kështu siç të thashë, pra. Po të paralajmëroj që të kesh shume kujdes kur të ecësh rrugës aty. Futu në makinë të blinduar, hë derman!

Kam informata se gurët po i hedh Rama. Jo ai personalisht, por njerëz të vënë prej tij. Këtë ma tha në koefidencë një agjenti im, nga ata që kishim drejtor. Të ka mbetur besnik, njëlloj si unë. Nuk t'i harrojmë nderet që na ke bërë neve ti, o  Like djali. Erdhi e më tha që Rama po bllokon rrugën, që vendi të mbetet pa President. Mua informatori më tha që Rama do që të të zë ndonjë gur në kokë, kur të kalosh aty. Në fakt këtë nuk e besoj. Vërtet mund të të ketë armik politik, por jo deri në ketë pikë, sa të dojë dëmtimin tënd fiziko-shëndetësor.

Like! Sipas informatave që kam marrë, Tosi është parë në Shqipëri së bashku me bashkëshorten. Fatos Nano pra. Informatori 2,5X, i cili i mbushi serbatorin me makinë, në të hyrë të daljes së Lushnjes, me tha që kishte dëgjuar që Tosi, i kishte thënë bashkëshortes: "Mos u mërzit, se nuk do e ketë të gjatë Iliri. Me gjithë këtë vapë që është, do i bjerw ndonjë gjë në kokë. Po s'i ra damllaja, do i bjerw ndonjë gur"

Informatori sapo dëgjoi këto fjalë, siç më tha edhe vete, u shtang. Nga habia, çerekun e benzinës e derdhi në shesh. Nejse, lekët për të ja dhashë unë. E ç'janë lekët, përpara asaj që na japin, o Like vëllai! Lekë kemi plot neve. Informacione pak. Më janë rralluar edhe mua, ato të shkreta. Nuk më sjellin më si më parë. Më ka mbetur çanta me filmime të vjetra. Dikush më solli dje një filmim të Ramës duke u larë. Ja ktheva mbrapsht. Nuk kishte asnjë rëndësi për çështjen e kundërzbulimit. Fundja me brekë po lahej. Le që tani që po kujtohem:  Se mos u bë nami, kur i nxorën atë foton që po lahej pa brekë. Më shumë e donin, madje. Hë se mos harroj; Shemsiu kishte dalë dhe kishte bërë një deklaratë që mund të ketë tërmete. E çuditshme! Tha që do ketë tërmete edhe ku se, në Tiranë. Më duket se më këtë që tha, do tw fluturojë nga puna Shemsiu. Jo se përhapi panik, por se përmendi Tiranën. Janë të rrezikuara ndërtesat , tha. Ja kishte me të futur Ramës, me ç'kuptoj. Meqë ka qenë kryebashkiak dhe ka dhënë leje për këto pallate, dmth. Do tw jenë zënë për ndonjë muhabet mbase. Eeee, Rama me të gjithë zihet. I do të gjitha paratë për vete. Iku Shemsi ziu më duket, aq e pati. S'mban njeri ky huri, jo. Vetëm ata të Mjaft-it mban, e ata që ka pasur në bashki, e bënin pazaret bashkë.

Kishte folur edhe ai mustaqja, ish kryetari i Vlorës. Shpëtimi. Kishte thënë; "tani ëë ranë gurët, vlonjatët e gjorë nuk do shkojnë në plazh dot, e kështu nuk do kenë mundësi të merren me llafe".

Medemek vlonjatët merren me llafe, e bëjnë thashetheme kundër këtij Shpëtimit. S'i bie dot gomarit Timi, e i bie samarit. S'ja mban të thotë që Rama merret me llafe, e nga ato llafe unë u dënova nga gjykata. I bie larg, e larg. Jo po Vlora, jo po vlonjatët thashethemexhinj. Mendoj që ti Like ta takosh ndonjë ditë Shpëtimin. Ku i dihet. Do të të duhet për ndonjë ditë të errët. Ai di shumë për Ramën. Di, e ishallah thotë ndonjë llaf. Dehe, jepi raki! Pija dhe femra janë elementet kryesorë në zanatin tim të spiunazhit.

Nejse, se u zgjata shumë! Nga shtëpia si i ke? Monwn e ke takuar ndonjëherë, apo jo? Ka ardhur ndonjë ditë aty te ty në plazh, apo jo? Mbeti në selinë e partisë edhe ajo e gjora.

E kam parë ca herë. Ikën si e tulatur. -Mbahu moj çupë i thashë, kur e takova këtë herën e fundit. -Ashtu thua ti xhaxhi Taku që tw mbahem. Po ku të mbahem se? Edhe ti më tradhtove, më tha. Si duket më tha kështu që ta dëgjonin të tjerët, e të mendojnë që Spartaku ka shkuar me Ramën përfundimisht. Po ku harrohet bukë e vjetër, o Like.

A mund të harroj unë se ç'ke bërë ti për mua, e për shëndetin tim. Nuk t'i harron Taku ty or jo. Nuk jam nga ata që harroj lehtë unë.

Ore se harrova; U shkëmbeva me Saimen në rrugë një ditë. Nuk më foli. E ore me Saime qorrin, atë që ja futëm e hoqëm nga ministër të Brendshwm. As ma ndjen fare që s'më foli.

Se mos më ka bërë ndonjë nder mua ai. Madje më është borxhli, se e ndihmova për një muhabet aty te tatimet. E di vetë ai.

Ika tani Like, se na ka thirrur Rama për... Ku di unë se për çfarë. Nuk e dëgjoj fare kur flet. Ku dëgjohet ai. Flet, e flet, e paratë vetëm për vete i do.

Të përshëndes o shoku im i mirë Like...

I yti! Taku

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: