ALUIZNI/ Lame: Çdo punonjës do testohet, ja bilanci i punës deri tani

ALUIZNI/ Lame: Çdo punonjës do testohet, ja bilanci i punës deri tani
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë një dalje për mediat ka informuar se do të bëhet reformimin i plotë i institucionit që ai drejton duke bërë testimin e çdo punonjësi.

Lame paralajmëroj se sfidat e 4-vjeçarit të ardhshëm nxjerrin në pah nevojën për të tërhequr burime njerëzore sa më të specializuara dhe me vullnet pune.

“Prej sot i deklaroj të hapura dyert e institucionit për çdo specialist të sektorit, që do të dëshironte të aplikonte për t’u bërë pjesë e radhëve tona. Këtij procesi konkurrimi do t’i nënshtrohet e gjithë struktura ekzistuese. Datat, procedurat dhe kërkesat specifike, ku kryesore mbetet profesionalizmi do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Sot procesi i legalizimit është falas, ashtu siç u premtua në fillim të mandatit të parë të qeverisë”, informoj kreu i ALUIZNI-t.

“I gjithë sektori i pronësimit në Shqipëri, ndodhet në prag të një procesi reformimi, përfshirë këtu edhe ALUIZNI-n, me qëllim pajisjen me titull të saktë të çdo prone, pasi pa pronësi të qartë nuk ka investim të sigurt”, tha Lame midis të tjerash.

“E gjetëm institucionin në vitin 2013 pas 8 viteve nën qeverisjen e djathtë me vetëm 21 mijë leje legalizimi të kryera dhe sot kemi arritur në 144 154 leje të kryera. Nga 323 mijë objekte që ishin në sistem në 306 800 pra në 95 % të objekteve ka përfunduar procesi i matjes në terren”, deklaroi Lame.

Deklarata e plotë për mediat e Artan Lames

/f.ç/

Foto: Google

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: