Zyrtare, Spanja e pret Shqipërinë në stadiumin e “Herkulit”

Zyrtare, Spanja e pret Shqipërinë në stadiumin e “Herkulit”
Spanja rikthehet të luajë ndaj Shqipërisë në Alicante, stadium ku luajti për herë të fundit në nëntor 2015 (2-0 pas një miqësore ndaj Anglisë). Ishte planifikuar më herët që Spanja të priste kuqezinjtë në një stadium në zonën e Afrikës, por zyrtarisht ka ndryshuar plani nga UEFA.

UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë rënë sot dakord pas propozimit të Spanjës mbi stadiumin ku do të luajnë kuqezinjtë ndaj Spanjës ndeshjen e parafundit kualifikuese të Kupës së Botës, e planifikuar të zhvillohet më 6 tetor.

Stadiumi i përket ekipit të  Hércules CF, Divizioni B, qytet i komunitetit të Valencias dhe ka një kapacitet  prej 29,500, madje ka shërbyer edhe si një prej stadiumeve pritëse të Kupës së Botës, 82’.

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë ndeshjen e nëntë në histori, në stadiumin Alicante. Ndeshja e parë e kombëtares së Spanjës është luajtur në këtë stadium më 1977 dhe ndeshja e fundit zyrtare ishte ndaj Skocisë, më 2011 që kampionët ë botës në atë kohë e fituan 3-1.

Tre ditë pas Shqipërisë, Spanja do ta mbyllë fushatën e ndeshjeve kualifikuese në Juruzalem ndaj Izraelit, ndërsa Shqipëria do ta mbyllë me Italinë në Shkodër.

“La Roja” megjithatë janë të fokusuar nga përballja e 2 shtatorit në “Santiago Bernabeu”, ndaj Italisë, ndeshja që do të vendosë mbi kryesuesin e Grupit G. Spanja dhe Italia ndajnë aktualisht dy vendet e para me nga 16 pikë, ndërsa kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë me 9 pikë. Por pas fitores në Izrael dhe para se Shqipëria të mendojë për Lihtenshejnin më 2 shtator, FSHF-së i duhet të gjejë pasuesin e trajnerit Gianni de Biasi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: