Zgjedhjet 2017, Çako: Task Forca monitoron veprimet e policisë

Zgjedhjet 2017, Çako: Task Forca monitoron veprimet e policisë
Drejtori i Policisë së Shtetit deklaron se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Strukturat e policisë janë të pajisur me librin e xhepit për çdo nevojë. Task-Forca po monitoron të gjithë veprimet e policisë” tha Cako.

Drejtori i Policisë nuk pranoi të vlerësojë fushatën elektorale por pati një apel drejtuar punonjësve të policisë ” të jenë korrekt në zbatimin e detyrës” si dhe për qytetarët “të denoncojnë shkeljet e ligjit në numrin e gjelbër”.

Në përgjigje të akuzave politike, kryesisht nga LSI-ja në lidhje me favorizimin e bandave për trafikun e drogës, Çako, u shpreh shkurt: "Puna e policisë ka qenë në nivelin e kërkuar dhe kjo është e qartë edhe në raportet e partnerëve ndëkombëtarë". /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: