Zgjedhjet 2017, apeli i Zgurit: Partitë të respektojnë ligjin

Zgjedhjet 2017, apeli i Zgurit: Partitë të respektojnë ligjin
Kreu i KQZ Klement Zguri kërkoi nga subjektet politike që të vetëpërmbahen dhe të mos bëjnë fushatë sot që është heshtja zgjedhore. Teksa kishte edhe një apel të qartë për komisioneret dhe numëruesit që do të ndëshkohen nëse shkelin ligjin.

"Sot KQZ ka permbyllur punen përgatitore për ditën e votimit dhe po mbikqyr shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Administrata është gati për të administruar procesin dhe për ti dhënë vendit një proces të pakontestueshëm zgjedhor.

KQZ s’do tolerojë askënd që me veprimet dhe mosveprimet e tij të cënojnë ecurinë dhe mbylljen me sukses të votimit. Do ndëshkojmë çdo veprim të komisionerëve apo numëruesve. Procesi zgjedhor është më i rëndësishëm se cdo parti. Komisionerët dhe numëruesit janë në shërbim të ligjir dhe jo të partive. U bëj thirrje subjekteve zgjedhore të respektojnë ligjin, të ushtrojnë vetëkufizim dhe të heqin dorë nga cdo dalje publike”, tha Zguri. .e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: