“WP”: CIA e dinte që Putin drejtonte fushatën e hakerimit

“WP”: CIA e dinte që Putin drejtonte fushatën e hakerimit
Sipas gazetës “Washington Post”, CIA ka mësuar më herët që Vladimir Putin ishte përfshirë direkt në fushatën e hakerimit për të penguar zgjedhjet amerikane. Gazeta, e cila në vitin 1972 zbuloi skandalin “Watergate”, thotë se i referohet burimeve anonime të shërbimeve të inteligjencës amerikane, duke konfirmuar kështu reagimet e Obamës për të ndaluar ndërhyrjet ruse.

CIA ka pasur dijeni për instruksionet e Putinit për të mposhtur apo dëmtuar kandidaten demokrate për zgjedhje, Hillary Clinton dhe ndihmuar rivalin e saj republikan, Donald Trump.

Tre muaj para votimeve për zgjedhjet presidenciale shpjegon "Washington Post", kuadri i përgjithshëm i një sulmi informatik nga ana e shërbimeve të spiunazhit të Rusisë, ishte i dukshëm dhe i vëmendshëm nga autoritetet e larta të SHBA-ve. Para së gjithash pas 22 korrikut të shkuar, ku thuajse 20 mijë e-mail të përdorura nga komiteti elektoral demokrat, ishin publikuar online nga WikiLeaks.

Por sipas burimeve të siguruara, janë dashur shumë javë për agjencitë e tjera të inteligjencës amerikane për të konfirmuar kuadrin e gjurmuar nga CIA.

Vetëm në javët e fundit të administratës Obama, në një raport të deklasifikuar, është zbuluar ajo që 007-at dinin që në gusht: Putin ka punuar për të zgjedhur president Donald Trump. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: