“Voto 2017”, KQZ ndërton aplikacionin për të denoncuar shkeljet gjatë procesit zgjedhor

“Voto 2017”, KQZ ndërton aplikacionin për të denoncuar shkeljet gjatë procesit zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Këshillin e Evropës kanë realizuar një aplikacion të posaçëm  ku zgjedhësit mund të denoncojnë shkeljet që hasin apo edhe të marrin informacion për zgjedhjet.

Në prezantimin e aplikacionit “Voto 2017” Kryetari i KQZ, Klements Zguri, ka falenderuar  Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch, për mbështetjen e dhënë.

“Aplikacioni “Voto 2017” mund të instalohet në telefonat smart dhe ka dy funksione kryesore të informoi zgjedhësit për procesin zgjedhor dhe t’i jap mundësi atij të raportoj për fenomene të ndryshme gjatë procesit zgjedhor  dhe veçanërisht veprimet korruptive. KQZ do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorin e Përgjithshëm  që çdo veprim korruptiv apo fenomen negativ që cënon standardet e procesit zgjedhor  të përballet me forcën e ligjit” , u shpreh Zguri.

Aplikacioni mundëson raportimin me tekst, foto dhe video sipas kategorive kryesore të shkeljeve  të cilat ndiqen më tej nga stafi përkatës në KQZ.

Pas shkarkimit të aplikacionit merren informacione në kohë reale dhe lajmet e fundit nga KQZ përfshirë procesin e votimit dhe rezultatet. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: